Haradinaj flet nga Deçani: Situata si në gjendje lufte

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se sot situate në Deçan është paksa me e qetë por sipas tij situate vazhdon të jetë e rëndë.

“Dje ka qenë një gjendje lufte në Deçan. Shumë pacientë në gjendje shumë të vështirë. Ata nuk e ndjenin veten fare. Nuk është situatë e lehtë dhe aspak e zakonshme”.

Haradinaj e ka quajtur defilim dhe vizita turistike ardhjen e zyrtarëve shtetërorë në Deçan.

“Reagim nuk ka nga Qeveria, por vetëm vizita turistike nga Presidentja e të tjerët. Në raste të tilla do të duhej mbledhur Këshilli i Sigurisë. Këto ardhjet [e politikanëve] janë turizëm. Qeveria ka reagua mjaft me vonesë dhe pacientët po duhet vet t’i blejnë ilaçet”, tha ai për RTV Dukagjinin.

Haradinaj thotë se përgjegjësia nuk do të duhej të lihej vetëm mbi Komunën e Deçanit.

“Nuk e kuptojë se çfarë masa do të marrin kur me vete nuk kanë sjellë asgjë. Do të duhej të sillnin menjëherë ilaçe. Nuk e di e kanë neglizhuar situatën apo është mungesë përvoje”.

I pari i AAK-së ka kritikuar edhe mungesën e Kurtit në Kosovë.

Ai thotë se Greqia nuk është shumë larg që Kurti të kthehej në Kosovë.

Të ngjashme