Haradinaj flet për mikpritjen e shqiptarëve në promovimin e gatesave “Shija Shqiptare”

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 19:30 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë promovimit të gatesave tipike shqiptare, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij drejtuar të pranishmëve foli për mikpritjen e shqiptarëve, raporton Ekonomia Online.

“Më vjen keq qe s’kam mujtë me qenë në çdo pjesë të atdheut e mos me shiju çdo ushqim, por ndjenjën e dashurinë e shqiptarëve e kam shiju sepse jam vëlla i tyre. Tani po flasim për shqiptarë e kush më mirë se shqiptari din me i respektu gjithë ata që jetojnë me shqiptarë. Duke kujtuar Skënderbeun dëshmojmë që i kemi rrënjet e thella”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, Jahja Lluka, organizator i mbrëmjes, tha se ky organizim është bërë pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit.

“Meqenëse është viti mbarëkombëtar i Skënderbeut, këtë vit ka me pasë shumë ngjarje dhe në mesin e tyre është edhe shija shqiptare, mbrëmja e cila është organizuar sonte. Ne kemi pasë dëshirë qe me ne të jenë edhe njerëzit me aftesi të veçanta. Sidomos sot kur gjendemi në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit”, tha ai.

Të ngjashme