Haradinaj i gëzohet miratimit të Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 09:49 | Nga

Të hënën, në Kuvendin e Kosovës, është miratuar Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Kryeministri Ramush Haradinaj këtë e ka quajtur lajm të mirë për qytetarët.

“Aprovimi në Kuvendin e Kosovës i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit. Tani secili qytetarë mund ta shfrytëzojë të drejtën e tij për ta regjistruar pronën dhe të operojë me të”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, me këtë ligj përfitojnë qytetarët dhe ndryshon edhe statusi i komunave, të cilat forcojnë buxhetin e tyre dhe përcaktojnë pronarët legalë.

“Trajtimi gjithëpërfshirës i ndërtimeve pa leje, thjeshtësimi i procedurave, ulja e kostove për legalizim të pronës, janë vetëm disa nga përparësitë e këtij ligji, të cilat duhet t’i shfrytëzojnë qytetarët e vendit”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Qeveria përmes këtij projektligji synon që të obligojë Komunën, ministritë e investitorët që t`i legalizojnë objektet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme