Haradinaj: Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Pashkët na kujtojnë sakrificën dhe triumfin e jetës mbi vdekjen, vlera me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë historisë.

Me këtë rast ai e ka uruar Ipeshkvin e Kosovës Imzot Dodë Gjergjin dhe të gjithë shqiptarët katolikë për këtë festë.

“Pashkët na kujtojnë sakrificën dhe triumfin e jetës mbi vdekjen, vlera me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë historisë”.

“Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, të gjithë shqiptarëve katolikë dhe miqve tanë ndërkombëtarë, gëzuar dhe për shumë mot Pashkët”.

Të ngjashme