Haradinaj: Gucati nuk ka qenë asnjëherë i ftuar nga Gjykata Speciale, nuk e njohim këtë gjykatë

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 16:28 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk do ta njohin asnjëherë Gjykatën Speciale, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka treguar se para arrestimit të Gucatit, kishte biseduar më të, dhe se EULEX-i i kishte premtuar se nuk do ta arrestojnë, derisa ai të vinte në zyre.

Ai ka thënë se Gucati nuk ka qenë asnjëherë i ftuar nga Gjykata Speciale.

“Sa më ka thënë mua asnjëherë. Unë di të flas vetëm për vete, por unë mendoj se asnjëherë nuk ka qenë i ftuar nga gjykata. Nuk dua të spekuloj sepse avokati është brenda dhe ajo se çfarë ka bërë që të arrestohet është prokurori i ri, Vehbi Kajtazi, sepse mbrëmë është ndier shumë i zhgënjyer që ne nuk jemi atje (në Hagë) dhe ka thënë se po të isha unë prokuror do të ishin së bashku me ata në Hagë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sjellja e EULEX-it tregon se ata nuk kanë konsideratë ndaj tyre si njerëz.

“Kjo na bën me mendu a kemi shtet, organe shtetërore dhe a kemi parlament. Na bën me mendu a kemi Kushtetutë. A ka të drejtë dikush të hyjë në dhomën e fjetjes pa trokitë, të mos flasim për zyrat. EULEX-i sillet me ne kështu sepse nuk na konsideron njerëz, të respektojë dikë, të mos e respektosh dikë të llogaritë se nuk je i respektuar”, tha ai.

“Ne nuk e njomim këtë gjykatë dhe besoj se kjo ditë është një ditë që troket në derë të gjithë qytetarëve”, tha ai.

Të ngjashme