Haradinaj: Halim Tolaj jetën e vuri në shërbim të vendit e të lirisë

Prishtinë | 24 Shk 2019 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në varrimin e ish- ushtarit të UÇK-së Halim Tolaj.

Haradinaj përmes një publikimi në Facebook ka shkruar për  Halim Tolaj se  ishte burrë i rrallë dhe i paluhatur ndaj parimeve shqiptare.

“Burrë i rrallë, që qëndroi i paluhatur në parimet shqiptare dhe jetën e vuri në shërbim të vendit e të lirisë. Pusho i qetë, bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj!”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme