Haradinaj: Hasan Prishtina i dha kahje historisë së re dhe përpjekjeve tona për liri

Prishtinë | 14 Gus 2018 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Hasan Prishtina me rastin e 85 vjetorit të vrasjes së tij.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se figura e atdhetarit dhe vizionarit Prishtina, edhe sot mbetet frymëzim.

“Në 85 vjetorin e vrasjes së tij, me krenari e kujtojmë Hasan Prishtinën, një ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar. Hasan Prishtina, organizator i kryengritjeve të pareshtura në Kosovë kundër shtypjes së regjimeve të huaja mbi shqiptarët, i ka dhënë kahje historisë së re dhe përpjekjeve tona për liri e dinjitet.

“Sot, e nderojmë figurën e vizionarit dhe përndritësit në ballë të kombit, atdhetarit të angazhuar për kauzën e shqiptarëve, shtetin e pavarur dhe të fortë, i cili na frymëzon edhe sot në rrugëtimin tonë prosperues”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme