Haradinaj homazhe në Gllogjan: Nderimi bëhet më i fuqishëm në ditë të shënuara

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Sot shënohet 13 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. 

Në këtë ditë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka filluar me homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Pas vizitës në Reçak, ku Haradinaj ka bërë homazhe për dëshmorët dhe martirët e lirisë, vizitën e vazhoi në Gllogjan.

Përmendim se, Haradinaj ka qenë edhe komandant i Zonës Operative të Dukagjinit.

Haradinaj në Gllogjan ka bërë homazhe për dëshmorët e Zonës së Dukagjinit dhe bashkëluftëtarët.

“I bashkohem nderimit për të rënëve për liri. Nderimi bëhet edhe më i fuqishëm në ditë të shënume, pra në ditën e përvjetorit të 13 të vendit”, ka thënë Haradinaj.

“Kosova ka pas edhe sukseses edhe sifdat e veta. Kosova e pavaur do të ecë drejt zhvillimit, integrimit në BE e rrugës së saj në bashkim me Shqipërinë”, ka shtuar Haradinaj nga Gllogjani.

Të ngjashme