Haradinaj humb një bashkëluftëtar: Ishim bashkë në kohërat më të vështira

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Avdijaj me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Ali Avdijaj.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ishin bashkë në kohët më të vështira. 

“Në kohërat më të vështira ishim bashkë. Do e kujtojmë përgjithmonë vendosmërinë, trimërinë dhe guximin e tij”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë: 

Lamtumirë baci Ali! 

Në kohërat më të vështira ishim bashkë. Do e kujtojmë përgjithmonë vendosmërinë, trimërinë dhe guximin e tij. 

Zoti i forcoftë familjen dhe bashkëluftëtarët për këtë humbje të madhe. 

Baci Ali u prehtë në paqen e përjetshme! 

RH

https://www.facebook.com/179643115493444/posts/2743713035753093/?d=n

Të ngjashme