Haradinaj i bashkohet fushatës “Mbjelle një pemë”, sfidon Kurtin

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka pranuar ‘sfidën’ e ish-presidentes Atifete Jahjaga në fushatën “Mbjelle një pemë”.

Ai ka thënë se për mbjelljen e pemëve e ka zgjedhur Kopshtin Parashkollor “Milingonat” në Kodrën e Trimave për ta bartur shembullin tek fëmijët se sa i rëndësishëm është mjedisi i gjelbër dhe bashkëveprimi me natyrën.

Shefi i Qeverisë ka zgjedhur që në këtë sfidë të nominojë shumë emra të njohur në fusha të ndryshme, por edhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

“Që ta vazhdojnë këtë fushatë vetëdijësimi, sfidoj kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje – Albin Kurti, drejtuesin e kompanisë teknologjike Gjirafa – Mërgim Cahani, teologun Xhabir Hamitin, Dom Lush Gjergjin, Shejh Xhemajli Shehun, igumenin e Manastirit të Deçanit – Sava Janjiq, tenorin Ramë Lahaj, sopranon Adelina Paloja, aplinisten Arineta Mula dhe këshilltarin tim Halil Matoshi. Ta dëshmojmë dashurinë ndaj Kosovës, duke e ruajtur dhe rivitualizuar mjedisin tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme