Haradinaj i kërkon ministrit Lekaj sqarime rreth kyçjes së banorëve të Hanit të Elezit në autostradë

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 15:07 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, kryeministri Hardinaj ka kërkuar sqarim nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, për kërkesën e banorëve të Hanit të Elezit për kyçjen e tyre në autostradë, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se më 29 maj është përurimi i autostradës dhe me këtë rast kërkon nga Lekaj ta informojë se a mund të bëhet kjo e mundur.

Lekaj tha se kyçjet për në autostradë janë të miratuara për Gërlicën dhe Ferizajn, ndërsa ajo për në Han të Elezit duhet miratimi i Qeverisë dhe se kërkesa është e arsyeshme dhe legjitime.

“Në dy kyçjet janë të miratuara nga komiteti ndërministror në Gërlicë dhe Ferizaj, kërkesës së Hani Elezit tek Paldenica është për mbi kalim dhe kërkesa është e arsyeshëm, tani na duhet një vendim i Qeverisë sepse si kontratë përfundon me 29 maj dhe buxhetin e kemi të shterur. Kërkesa është legjitime, ligji e lejon dhe shpresoj se mundemi ta implementojmë atë që është e lejuar nga komiteti ndërministror. Javën e ardhshme do ta sjellim propozimin për miratim”, shtoi Lekaj.

Të ngjashme