Haradinaj: I prekur nga lajmi për vdekjen e Mithat Begollit

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i prekur nga lajmi për vdekjen e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Mithat Begollit.

Haradinaj ka thënë se Mithati ishte edhe bashkëpunëtor e simpatizant i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Baca Mithat kontribuoi gjatë për ngritjen e arsimit në vend dhe edukimin e të rinjve tanë. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë”.

Më poshtë mund ta gjeni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme