Haradinaj i prekur thellë me vdekjen e Arzana Krajës

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyre, Ramush Haradinaj, është prekur thellë nga vdekja e regjisores, Arzana Krajës, raporton EkonomiaOnline.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e saj dhe gjithë komunitetin e artit.

“I prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës. Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit. Prehu e qetë Arzana!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme