Haradinaj: I tërë shteti vazhdon të jetë i mobilizuar për intervenim në Shqipëri

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 12:09 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është e mobilizuar mirë për të përballuar gjendjen e krijuar pas tërmetit në Shqipëri, raporton EkonomiaOnline.

Ai ka thënë se nuk ka nevojë për një shtab tjetër emergjent pasi që ka vlerësuar se të gjithë mekanizmat e shtetit janë në lëvizje dhe se është në funksion të gjendjes emergjente në Shqipëri, por edhe pritjes për strehim të të prekurve nga kjo fatkeqësi.

“Nuk ka ta kapacitet më shumë se kjo që patë sot. Ndoshta dikur nuk kemi pas si shtet sepse atëherë kemi punuar në mënyra të tjera dhe ky është shtabi emergjente ata që patë sot dhe ata qe ishin ulur. Këto janë e thashetheme të atyre nuk e dinë se çka po thonë. Ky është shtabi dhe ju e patë kush është pjesë e shtabit, sepse në punojmë si shtet pasi të gjitha janë të nevojshme me i ndihmua këto. Por nuk duhet të ndërtojmë diçka tjetër nga kjo që pamë. Nuk është fjala për një shtab por po bëhet fjalë për një shtet të tërë që është në gatishmëri me ndihmua për gjendjen dhe ky është dallimi sepse nuk po flasim për improvizime. I gjithë shteti është në funksion prej Presidentit të vendit, jemi në funksion të gjendjes atje”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pas ceremonisë së ndarjes së dekoratave nga presidenti Ilir Meta për FSK-në dhe forcat tjera që dhanë kontribut në rastin e tërmetit në Shqipëri.

Të ngjashme