Haradinaj: Impresive të dëgjoj idetë kreative të të rinjve tanë

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me anëtarët e organizatës “Zëri Rinor Gjilan”.

Haradinaj tha se është impresive të dëgjojë idetë kreative të të rinjve kosovarë.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj me anëtarët e organizatës “Zëri Rinor Gjilan”, të cilët kanë marrë përsipër avokimin te të rinjtë për parandalimin e dukurive negative dhe përfshirjes sa më të madhe të tyre në aktivitete sportive e kulturore”.

“ Krahas shumëfishimit të projekteve për Gjilanin nga Qeveria e vendit në këtë mandat, mbështetjen do ta ketë edhe nisma e organizatës “Zëri Rinor Gjilan” për udhëzimin e të rinjve për karrierë dhe shkollim adekuat”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme