Haradinaj: Ishte vit plot sfida, ia dolëm me sukses

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj iu është drejtuar qytetarëve përmes një videoje, me ç’rast uroi të gjithë për një vit të suksesshëm në 2020-ën.

Haradinaj tha se viti që po lëm pas ishte plot sfida, por që u tejkaluan me sukses.

“Po mbyllen edhe një vit, viti 2019. Një vit jo i lehtë besoj për të gjithë ne. Sytë, zemra dhe vëmendja jonë çdo herë ka qenë në tema të rëndësishme për ne, për kombin, për të gjithë kudo që jemi. Edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë. Ramë në sfida që na testuan. Edhe dorëheqja edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovë, ishin test për ne dhe për demokracinë që e kaluam me sukses”.

Haradinaj përmendi si suksese energjinë, Ligjin për Trepçën, Ligjin e Punës dhe tha se jemi më të fortë në siguri.

Tutje ai uroi të gjithë për Vitin e Ri.

“Kemi ende shumë punë, por unë besoj që do t’ia dalim”.

Të ngjashme