Haradinaj: Jemi popull që në rrugën për liri e kemi përvojën më të gjatë

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 13:12 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Lladrovci, tha se është i gëzuar për ngritjen e shtatoreve të këtyre heronjve, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi popull që në rrugën për liri e kemi përvojën më të gjatë. Por traditën me kultivu, lirinë, me i kultivu vlerat e lirisë e kemi për të parën herë në Kosovë”, tha Haradinaj.

Haradinaj u shpreh i lumtur që sot po zbulohen dhe janë kthyer në përjetësi në shtatore heronjtë, Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Lladrovci.

“S’ka dyshim që ku do që jemi sot shqiptarë i gëzohemi fatit që në Kosovën e lirë janë kthyer në përjetësi në shtatore heronjtë e kombit tonë. Përulem me respekt para kësaj vepre kaq të mirë, kaq të qëlluar”.

“Kushdo që ka pasur nderin t’i njohë sado shkurt, e dinë se kush ishin Fehmi e Xhevë Lladrovci. Përulemi me respekt para kësaj vepre kaq të mirë dhe të qëlluar të kultivimit të vlerave të lirisë dhe përjetësimit në shtatore të heronjve tanë”, tha Haradinaj.

Të ngjashme