Haradinaj ju uron shërim të shpejtë të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj.

Ai ka thënë se ndajnë shqetësimin me familjarët.

“Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit e shpërthimit që ndodhi sot në Ferizaj. Ndajmë shqetësimin me familjarët dhe ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme