Haradinaj ka disa pyetje ndaj Qeverisë

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

I pari i AAK-së Ramush Haradinaj ka parashtruar disa pyetje Qeverisë së tanishme lidhur me situatën me Energji Elektrike.

Ai ndër të tjera ka paraqitur një grafikon të shkëmbimit të Energjisë Elektrike gjatë periudhës sa ka qenë vet në pushtet dhe Qeverisë së tanishme.

Postimi i plotë:
Pyetje publike për Qeverinë:

  1. Pse shkëmbimet energjetike me Shqipërinë janë të papërfillshme gjatë Qeverisë Kurti?!
  2. Pse psh Kosova gjatë kohës së qeverisjes sime, verës i ka dhënë kaq shumë rrymë Shqipërisë, për të marrë atë gjatë dimrit?
  3. Pse Qeveria Kurti e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë?!
  4. Pse nuk ka krijuar rezerva për dimër, siç ka ndodhur më herët, për të siguruar stabilitet energjetik?
  5. A e ka bërë nga mosdija, apo qëllimisht?
    Shihni grafikonin e shkëmbimeve të rrymës me Shqipërinë gjatë qeverisjes sime me 2019 dhe Qeverisë Kurti me 2021.

Të ngjashme