Haradinaj: Kemi kërkuar nga BE-ja dhe ShBA-ja armëpushim politik me Serbinë

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 13:05 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka kërkuar nga BE-ja dhe ShBA-ja armëpushim politik me Serbinë, në mënyrë që kjo e fundit mos të vazhdojë të pengojë edhe më tutje rrugën evropiane të Kosovës. Sipas Haradinajt, me ta kanë biseduar edhe për kthimin e Listës Serbe në institucione, raporton Ekonomia Online.

“Kemi kërkuar një armëpushim politik me serbinë, u kam kërkuar evropianëve dhe amerikanëve. Që nënkupton jo më pengim i Kosovës në planin e jashtëm dhe kthim i Listës Serbe në institucione. Politika jonë e jashtme është paqësore”, ka thënë Haradinaj.

Këto deklarata, Haradinaj  i ka bërë në një konferencë për medie, para se të fillonte një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, për t’u informuar në lidhje me punët dhe sfidat e kësaj ministrie.

Në këtë konferencë, Haradinaj tha se politika e jashtme është temë e rëndësishme për Kosovën edhe pse është jashtëzakonisht shumë e sfiduar nga kundërshtarët e saj.

Më tej, ai tha se kanë plane dhe projekte konkrete dhe sa herë që ka lajme pozitive do t’i bëjnë të njohura për publikun, siç ishte lajmi për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, duke i siguruar qytetarët se në planin e jashtëm politika e Kosovës është unike.

“E kemi planin e jashtëm të sfiduar, beteja diplomaike për Kosovën është bartur të vendet e largëta për njohje. Jemi të sfiduar shumë në planin e Jashtëm, përkundër këtij fakti, MPJ dhe ministri kanë bërë punë të mrekullueshme dhe nuk ka lejuar prapësimin e pozicionit të Kosovës në vendet e largëta që kanë qenë target i oponentëve tanë. Ju sigurojmë se në politikat e jashtme jemi unik”.

 

Të ngjashme