Haradinaj kërkon avancimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Gjermani

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 16:58 | Nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me Presidentin e Shoqatës së Biznesit Kosovaro-Gjerman, Friedbert Pflüger.

“Biseduam së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë, sundimin e ligjit, si dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Falenderova për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Gjermania e ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ne e vlerësojmë lart dhe jemi krenarë për miqësinë midis dy vendeve tona.” ka shkruar Haradinaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme