Haradinaj i kërkon Borisovit të jetë avokat i Kosovës te vendet e BE-së

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 14:10 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po vazhdon qëndrimin e tij në Tiranë. Ai thotë se u takua edhe me kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, e nga ky i fundit e pati një kërkesë.

“Kryeministri Boyko Borisov u ka dhënë një dinamikë të re raporteve të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke lobuar që vendi ynë të jetë i barabartë me shtetet fqinje, për çka e falënderova në emër të popullit të Kosovës. Në takim me homologun tim bullgar, në margjina të konferencës Aqaba në Tiranë, e njoftova atë për proceset në Kosovë, sidomos për progresin e arritur në sundimin e ligjit dhe kërkova nga homologu im që të jetë avokat i Kosovës te vendet e BE-së për të drejtën e qytetarëve tanë për lëvizje të lirë”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij në Facebook.

Ai, thotë se “poashtu i kërkova kryeministrit Borisov mbështetjen e vendit të tij që Kosova të anëtarësohet në mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare”.

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme