Haradinaj kërkon mobilizim, humbjen e jetëve në komunikacion e quan të patolerueshme

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 14:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga institucionet që të mobilizohen, në mënyrë që të marrin masa lidhur ne sigurinë në komunikacion, pas aksidenteve javëve të fundit, ku humbën jetën disa persona.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Haradinaj tha se situata është serioze. Sipas tij, humbja e jetëve në aksidente trafiku është e patolerueshme, raporton Ekonomia Online.

“Sipas treguesve, kërkohet një mobilizim i të gjithë mekanizmave që të përmirësohet e të rritet kujdesi në komunikacion. Ministria e Punëve të Brendshme duhet të rrisë prezencën me policë të komunikacionit.

“Të gjithë mekanizmat të tjerë relevant, që kanë rol në sigurinë në komunikacion, duhet të marrin seriozisht situatë. Është patolerueshme që të humbin jetë të njerëzve kështu”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme