Haradinaj kërkon të mos shkojë në seancë, gjykatësi i Speciales e urdhëron të paraqitet

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Gjykatësi i Procedurës Paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes Nasim Haradinajt që nënkryetari i OVL-së së UÇK-së të mos marrë pjesë në seancën e radhës paragjyqësore, raporton Gazeta Express.

Guillou e ka urdhëruar Haradinajn që të paraqitet në këtë seancë fizikisht ose përmes video-lidhjes, duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes që seanca të mbahet në mungesë të nënkryetarit të OVL-së.

“Për arsyet e lartpërmendura, Gjykatësi i Procedurës paraprake: URDHRON Z. Haradinaj të paraqitet, personalisht ose përmes video-lidhjes, për pjesën e parë të seancës dëgjimore, me qëllim të paraqitjes së shfajësimit”, thuhet në vendimin e Speciales.

Gjykatësi sqaron se Haradinaj mund të mungojë në pjesën e dytë të kësaj seance.

“Në përputhje me rregullën 96 (2) të rregullave, një konferencë statusi mund të zhvillohet në mungesë të të Akuzuarit, me Avokatin e tij të pranishëm ose pjesëmarrës përmes videokonferencës, nëse i Akuzuari jep pëlqimin e tij paraprak me shkrim dhe të informuar. Në të tashmen, rasti, Z. Haradinaj dha një pëlqim të tillë dhe Avokati ka treguar pjesëmarrjen e tyre personalisht dhe / ose përmes video-konferencës. Për këtë arsye, Z. Haradinaj mund të mungojë në pjesën e dytë të seancës”, sqaron gjykatësi francez.

Seanca e radhës ndaj Haradinajt është paraparë të mbahet më 8 janar në orën 17:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme