Haradinaj: Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Kosova është në rrugë të mirë për ta mposhtur pandeminë.

Ai ka thënë se vazhdon të jetë kundër kufizimit të lëvizjes së lirë dhe punës së bizneseve.

Haradinaj ka thënë se pandemia do të mposhtet më kulturën  për të jetuar më të dhe me kujdes.

Postimi i plotë i tij:

Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë. Javëve të fundit, ndërgjegjësimi i qytetarëve po jep rezultate të mrekullueshme.

Edhe më tutje mbes me qëndrimin se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve është i panevojshëm. Sëmundja do mposhtet me kulturën tonë për të jetuar me të, duke bërë kujdes e duke ruajtur shëndetin tonë dhe të tjerëve.

Pres që Kuvendi i Kosovës të miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset, e masa të tjera të nevojshme.

Unë besoj që vendi ynë do të rimëkëmbet. Me politika të drejta, mobilizimin tonë, bizneseve, diasporës dhe përkrahjen e aleatëve.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme