Haradinaj: Kosova garanton të drejtat e njeriut

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Kosova ndjekë praktikat më të mira të shoqërive të lira, ku dinjiteti dhe integriteti i njeriut është interes thelbësor.

Në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, sipas Haradinaj, mund të krenohemi me garantimin e të drejtave për çdo komunitet dhe në këtë drejtim synojmë të jemi kampionë të vërtetë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

“Të drejtat e njeriut janë të pandashme, të ndërlidhura dhe të ndervarura, qofshin të drejta civile apo politike. Në shoqërinë dhe në shtetin tonë të ri, nuk ka vend për diskriminim në baza etnike, fetare, partiake ose rajonale dhe për këtë krahas Kushtetutës sonë shumë të avancuar, ekziston një vetëdije e lartë qytetare dhe institucionale”, shkruan Haradinaj.

Ky është postimi i plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme