Haradinaj: Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për demokracinë e saj

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 11:22 | Nga

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Haradinaj është shprehur se mori me shumë dhimbje lajmin për vdekjen e hershme të Rexhepit si një personalitet i rëndësishëm në vend, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka shtuar po ashtu se Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj.

Ky është postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, një personaliteti të rëndësishëm në vend. Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, ish-kryeministrin e parë të saj, që ka udhëhequr së bashku me forcat tjera politike me procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit dhe një mjek të shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje. Në këto çaste të dhimbjes jemi bashkë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. I qoftë i lehtë dheu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme