Haradinaj: Kosova përkrahë sulmet mbrojtëse të SHBA-ve në Irak dhe Siri

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova përkrahë sulmet e fundit mbrojtëse ndaj Kata’ib Hizbollah të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak dhe Siri.

Sipas tij, veprimet e shpejta mbrojtëse ndaj kërcënimeve dhe sulmeve të kësaj organizate janë të domosdoshme në çrrënjosjen e terrorit dhe në ndërtimin e paqes në botë.

“Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin kundër terrorizmit të udhëhequr nga ShBA-të dhe përkushtohet në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë”.

“Kata’ib Hizbollah dhe organizatat tjera të ngjashme nuk do të mund ti realizojnë qëllimet e tyre përmes terrorit e dhunës e aq më pak të përkrahura nga shtetet të cilat janë kundër lirisë e paqes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme