Haradinaj kujton Adem Demaçin në 83-vjetorin e lindjes

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj, kujtoi veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Në 83-vjetorin e lindjes së Demaçit, kryeminisrti ka vlerësuar lart shërbimin e tij jetësor për atdheun.

“Në kujtim të 83-vjetorit të lindjes së kolosit të lëvizjës së shqiptarëve të Kosovës për liri, Adem Demaçit, që iu bë zëdhënës kohës dhe brezit të tij, shpreh konsideratën e thellë për rrugëtimin e tij jetësor në shërbim të atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme