Haradinaj kujton Basri Canollin – Shpendi: Ishte një luftëtar trim, çdo herë i pari në aksione

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një tubim përkujtimor për luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Basri Canolli me nofkën Shpendi. Haradinaj e ka vlerësuar lartë luftëtarin Canolli, duke thënë se ai rrodhi nga një familje atdhetare dhe se do të kujtohet si djalë i guximshëm, i cili çdo herë ishte i pari në aksione.

“Sot përkujtuam luftëtarin e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Basri Canolli – Shpendi. Djalë nga një familje atdhetare, që do të kujtohet si trim, i guximshëm, çdo herë i pari në aksione e beteja, i përcaktuar të mos lëshojë pushkën deri në çlirimin e vendit”, ka shkruar Haradinaj. Haradinaj ka thënë se pas tubimit përkujtimor, ka marrë pjesë në vënien e gurëthemelit të kullës që do ta mbajë emrin e tij. “Pas tubimit përkujtimor, morëm pjesë në vënien e gurthemelit të kullës që do ta mbajë emrin e tij. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.  

Të ngjashme