Haradinaj kujton “Betejën e Zhegocit”: Ishte pranvera e fundit në robëri

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar “Betejën e Zhegocit” në 22-vjetorin e saj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se duke kujtuar sot Betejën e Zhegocit, nderojmë kontributin e Zonës Operative të Karadakut, rezistencën, sakrificën dhe rënien e bijve më të mirë të saj.

“Duke kujtuar sot Betejën e Zhegocit, nderojmë kontributin e Zonës Operative të Karadakut, rezistencën, sakrificën dhe rënien e bijve më të mirë të saj. Falangat e shtetit të fundit fashist në Evropë, mllefin e humbjes në frontet e luftës gjithandej, e shfryen me egërsinë më të madhe kundër qytetarëve të paarmatosur”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Stina e përgjakur dhe e fundit në robëri! 15 prilli 1999, shënoi shumë ngjarje që i dhanë kahje vazhdimit të luftës për liri. Përderisa armiku po përgatitej për një operacion të shkallës së gjerë, kundër zonave të Karadakut, Llapit dhe Nerodimes, trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bën shembull i guximit dhe gatishmërisë për sakrificë drejt realizimin e ëndrrës shekullore.

Pranvera e përgjakur, u shënua me rezistencën e pushkët e tyre. Ishte pranvera e fundit në robëri! Duke kujtuar sot Betejën e Zhegocit, nderojmë kontributin e Zonës Operative të Karadakut, rezistencën, sakrificën dhe rënien e bijve më të mirë të saj.

Falangat e shtetit të fundit fashist në Evropë, mllefin e humbjes në frontet e luftës gjithandej, e shfryen me egërsinë më të të madhe kundër qytetarëve të paarmatosur.

Kujtojmë Martirët e rënë në Sllovi të Lipjanit dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë. Më shumë se dy dekada e drejtësia ende nuk është vënë në vend. Ne nuk do t’i ndalim përpjekjet tona që ata të cilët kryen këto krime të marrin dënimin e merituar.

Sot, çdo përpjekje e jona në ndërtimin e vendit, frymëzohet nga heroizmi i luftëtarëve të lirisë dhe sakrifica e martirëve. Lavdi e përjetshme! RH

https://www.facebook.com/179643115493444/posts/2600391183418613/?d=n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme