Haradinaj kujton Betejën e Koshares: Falë heroizmit të tyre gëzojmë lirinë

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar Betejën e Koshares në 20 vjetorin e shënimit.

Ai tha se falë heroizmit të atyre që e dhanë jetën në këtë betejë sot gëzohet liria.

“Janë bërë 20 vjet kur forcat tona çlirimtare bashkuan armët në Betejën e Koshares, për të thyer kufirin mes shqiptarëve. Sot përulemi para heroizmit të atyre që dhanë jetën, qindra të plagosurve, sakrificës së Luftëtarëve të Lirisë, për lirinë që e jetojmë ne sot. Lavdi Dëshmorëve të Kombit”, shkroi Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme