Haradinaj kujton heronjtë e Likoshanit dhe Qirezit: Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar viktimat e rënë në Likoshan e Qirez, 23 vite më parë.

Ai tha se ajo ditë historike u shënua me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve.

‘Njëzetetre vite më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve.

Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim.

Lavdi e përjetshme’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

No photo description available.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme