Haradinaj kujton të rënët në betejën e Loxhës

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

21 vjet më parë është zhvilluar një nga betejat më të lavdishme kundër okupatorit serb – betaje Loxhës.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar të rënët e kësaj beteje.

“Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë, Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Vepra e tyre na jep forcë e motiv që të punojmë edhe më shumë për realizimin e ëndrrës së tyre për një shtet të fortë dhe paqësor”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme