Haradinaj: Kushdo që kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Interpol, e amniston krimin

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 11:07 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, tha se kjo forcë duhet të jetë anëtarë e Interpolit, raporton EkonomiaOnline.

Ai tha se kushdo që po pengon anëtarësimin e Policisë së Kosovës në Interpol, tregon se nuk është kundër krimit, korrupsionit dhe sigurisë rajonale

“Ju jeni partner i mirë në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Policia jonë e meriton të jetë anëtare e Interpol-it. Kushdo që bënë kompromise për mosanëtarësimin e Policisë në Interpol tregon se nuk është kundër krimit, korrupsionit dhe nuk dëshiron ta luftojë kërcënimet e sigurisë. Me vendimin për liberalizim të vizave nuk do të ketë surprizë për vendet e BE-së, nuk do të befasohet askush nga ne, i garantojmë të gjithë se Qeveria dhe Policia do t’i kryejnë detyrat e veta”, tha Haradinaj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se do të jetë përherë në mbështetje të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës është institucioni me i besueshme në vend. Modernizimi i Policisë së Kosovës asnjëherë tek ne nuk është formë projekti por është vazhdimësi në hap me risitë. Urime vjetori jubilar, ju siguroj që gjithmonë do ta keni përkrahjen e Ministrisë së Brendshme”, tha Mustafa.

Policia me shumë aktivitete të ndryshme për rreth 1 javë ka shënuar 20 vjetorin jubilar të themelimit.

Të ngjashme