Haradinaj: Luftëtarët si Rrahim Beqiri e bënë krenarë kombin

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se luftëtarët si Rrahim Beqiri e bënë krenarë tërë kombin.

Ai në 19 vjetorin e rënies së Rrahim Beqirit ka vizituar vendlindjen e tij në Kopernicë dhe Varrezat e Dëshmorëve në Kamenicë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se djalit të Beqirit i ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e veçantë të kësaj familjes për  lirinë e vendit.

Postimi i plotë  i tij:

Në vendlindjen e tij në Kopernicë dhe në Varrezat e Dëshmorëve në Kamenicë, nderuam sot luftëtarin Rrahim Beqiri.

Trimat si komandant Roki, e bënë krenarë tërë kombin, i cili u formësua nga heroizmi i tyre.

Në 19-vjetorin e rënies, kujtimi për të mbetet i pashuar. Me këtë rast, të birit të dëshmorit, z. Liridon Beqiri, i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e veçantë të familjes Beqiri, në lirinë e vendit dhe ndërtimit të paqes.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!

Në vendlindjen e tij në Kopernicë dhe në Varrezat e Dëshmorëve në Kamenicë, nderuam sot luftëtarin Rrahim Beqiri….

Gepostet von Ramush Haradinaj am Montag, 3. August 2020

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme