Haradinaj mbetet në Francë deri më 2 mars

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 16:00 | Nga

Ramush Haradinaj mbetet edhe më tutje në Francë pasi që gjykata e Colmarit ka vendosur që të mbajë edhe një seancë tjetër më 2 mars, pasi që pretendon se nuk janë shqyrtuar të gjitha dëshmitë e pranuara nga Serbia.

Pas seancës gjyqësore disa orëshe dhe prezantimit të kërkesë së Serbisë për ekstradim e argumentimit të mbrojtjes së Haradinajt, vendimi final është shtyrë për fillimin e muajit mars.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka refuzuar ekstradimin për në Serbi me kërkesë të këtij shteti, pasi është pyetur për këtë nga kryetari i trupit gjykues.

Haradinaj i nervozuar, flet pas daljes nga Gjykata

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur para gazetarëve pasi ka dalur nga seanca gjyqësore.

Ai e ka akuzuar Serbinë se po e shfrytëzon anëtarësimin në Interpol për interesa politike, duke e quajtur ekstradimin e tij si abuzim nga ana e shtetit serb.

“Kërkesa e Serbisë për ekstradim është e pa bazuar dhe abuzive. Nuk është diçka e re, ashtu siç e dinë Franca dhe e gjithë bota, kryeministri i Serbisë, Vuqiq ka qenë ndihmës i Sheshelit, të cilët kanë udhëhequr formacione paramilitare dhe në atë kohë kanë pasur edhe ushtrinë, dhe ky është një organizim vullnetar i tyre, pos ushtrisë. Presidenti i sotëm Nikoliq po ashtu ka udhëhequr ushtri, si dhe Daqiq që ka qenë asistent i Millosheviqit, të cilëve nuk u interesojnë viktimat , nuk u intereson ligji, ata abuzojnë me krejt përparësitë që i kanë duke qenë anëtarë të INTERPOLIT. Me këto provuan ose me e nda Kosovën ose me penguar Kosovën. Përgjigjja ime për ta është e njëjta që ua kam dhënë në vitin 1999”, u shpreh Haradinaj.

Vendimi përfundimtar për rastin e liderit të AAK-së pritet të merret më 2 mars.

Ramush Haradinaj, ishte arrestuar më 4 janar në Aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze pas një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/gjykata-shpjegon-mundesine-e-ekstradimit-te-haradinajt/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme