Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 11:45 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit për media, Këshilli i Sigurisë së Kosovës do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Kjo mbledhje do të nisë në orën 13:00 dhe më pas, pritet të ketë konferencë për media, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme