Haradinaj: Mbyllja e çerdheve është e gabueshme, vendim i nxituar

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj foli dje në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me pandeminë.

Haradinaj theksoi veç tjerash se nuk pajtohet me vendimin për mbylljen e çerdheve.

“Nuk pajtohem me mbylljen e çerdheve. Mendoj se është e gabueshme. Gjithsesi institucionet e dinë, por mendoj që ka qenë një vendim i nxituar, i pa analizuar mirë, por këta e dinë më mirë”, tha Haradinaj.

“Nuk është mirë shumë me përhap panik, po është mirë me i marrë masat. Unë e inkurajoj ministrin, qeverinë që me i kry detyrat e veta edhe me e tejkalu këtë fatkeqësi që e kemi”, shtoi në fund ai.  

Daut Haradinaj: Mbyllja e çerdheve vendim i nxituar

Gepostet von Grupi Parlamentar i AAK-së am Dienstag, 14. Juli 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme