Haradinaj: Më 11 shtator 2001 u sulmuan vlerat e demokracisë në ShBA

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në New York.

Haradinaj thotë se populli dhe shteti i Kosovës janë përjetë mirënjohës ndaj Amerikës për ndihmën e tyre në çdo epokë të historisë.

“Kosova kujton! Me 11 shtator 2001 në New York u sulmuan vlerat e demokracisë, u sulmua bota e lirë”.

“Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi, me kombin dhe shtetin amerikan. Populli dhe shteti i Kosovës, janë përjetë mirënjohës ndaj Amerikës për ndihmën e tyre në çdo epokë të historisë sonë”.

“Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme