Haradinaj me fakte: Unë refuzova rritjen e çmimit të energjisë, kjo do duhet të ishte përgjigja edhe ndaj kërkesave të sotme

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës dhe njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kujtuar edhe një herë Qeverisë Kurti, qëndrimin e tij lidhur me furnizimin me enregji elektrike sa ai ishte kryeministër.

Haradinaj në vitin 2017 dhe 2018, kishte njoftuar se nuk do të ketë rritje të energjisë elektrke, po ashtu kisht dhënë kritika ndaj KEDS dhe KEK, që nuk po e bëjën punën e tyre si duhet.

Haradinaj ndër të tjera tha se edhe kjo Qeveri do të duhej të kishte përgjigje të tillë ndaj kërkesave të sotme për shtrenjtimin e rrymës.
“Zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.
I papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.
Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë.
Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Nuk pranojmë asgjë më pak”, kishte shkruar ish kryeministri Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme