Haradinaj: Me ligjin e ri do të rregullohet statusi i të zhdukurve

Mejë | 27 Pri 2019 | 13:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në kompleksin memorial në Mejë për ditën e të pagjeturve të luftës ka thënë se një ligj i ri është në diskutim publik që ka për qëllim që të rregullohet statusi i personave të zhdukurve dhe martirëve të kombit.

Ai para familjarëve dhe qytetarë të tjerë të shumtë që po marrin pjesë, ka thënë se me këtë ligj do të këtë rritje të mbështetjes shëndetësore, në arsim, lehtësira doganore e të tjera shërbime komunale.

“Ligji për personat e zhdukur është ligj i ri cili është në diskutim publik qëllimi kryesor është të rregullohet statusi i personit të zhdukur dhe martirëve të kombit. Në ligjin e ri nuk ka mekanizma që do të ndalojnë pensionin e familjeve të personave të zhdukur pra, pas gjetjes së të zhdukurit si ka  ndodh deri tani. Ligji është publiku me 25 prill të 2019 afati i diskutimit publik kryhet me 17 maj 2019 pastaj për 15 ditë dorëzohet në Qeveri që i bien në fillim të qershorit dhe që poashtu nënkupton që në gjysmën e dytë të qershorit është  në parlament”.

“Me këtë pra Kosova populli i Kosovës qytetarët e Kosovës i dalin zot dhe i njohin të drejtën pra statusin ligjor të personave të zhdukur pra të  pagjetur të familjeve të martirëve. Me ligjin e ri ka të mbështetjes tonë shëndetësore në arsim e drejta e  bursës përparësi në sistemimin në konvikt, në shërbimet sociale transport falas lehtësira në doganë dhe obligime të tjera tatimore lehtësira në pagesa të rrymës dhe shërbime të tjera komunale”. 

“Në shërbimet shëndetësore poashtu ato primare, sekondare, terciare . Familjet do të kenë përkrahje të merituar dinjitetshme dhe përkrahje të vazhdueshme institucionale. Garantohet drejtpërdrejtë pjesëmarrja aktive në procesin e zbardhjes së të vërtetës  për më të dashuri tuaj. Me ligj rregullohet përkrahja e shoqatave që në të ardhmen mos të mbetet vetëm në vullnet të kryetarëve  të qeverive”.

“Pra sikurse e shihni pas kategorisë së viktimave të dhunës seksuale pra të viktimave të luftës të dhunës seksuale tani po rregullohet me ligj edhe kategoria e personave të zhdukur pra të pagjeturve dhe martirëve. Me këte dëshiroj të ju them se qeveria e  vendit do t’i kryej detyrat e veta me respekt dhe do ti garantoj status ligjor personave familjeve të të gjithë atyre që janë pra kategori e  personave të pagjetur dhe martirëve”.

Në këtë kanë marrë pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett e të tjerë zyrtarë.

Të ngjashme