Haradinaj merr pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit (Foto)

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 19:48 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dhënë lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit Jetullah Qarri, i njohur si komandant “Guri”, i cili vdiq sot.

Haradinaj ka marrë pjesë në varrimin që u bë sot pasdite në Varrezat e Dëshmorëve në Grykë të Greiçevcit dhe ka postuar disa fotografi në faqen e tij në Facebook

“Lamtumira e fundit për bashkëluftëtarin Jetullah Qarri – komandant “Guri”. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!” ka shkruar Haradinaj.

Image may contain: 14 people, outdoor

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme