Haradinaj: Na u mohua ndër vite ushtria, ftoj ushtritë e rajonit për paqe

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 17:41 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për vite me radhë Kosovës i është mohuar e drejta e rreshtimit në ushtri, por kjo ushtri po vjen për paqe kudo në  botë.

Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ceremonisë solemne të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Rreshti është fjala e parë qe çdo kush që shkon në ushtri, reshti për ne ka qenë i mohun, krejt janë bërë veç neve s’na kanë lënë, na është mohu e drejta për me qenë në rreshtin tonë. Mirëpo sot po hymë në rreshtin e ushtrisë së botës, mirëpo fakti që po hymë në këtë rend të fundit nuk na bënë të pazot. Ajo çka është e rëndësishme është që po vijmë për paqe”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Sipas Haradinajt, paqja është fituar me shumë dhimbje dhe paqes ushtria do t’i qëndrojë besnik.

“Paqen e kemi fituar me shumë dhimbje, jemi tu ardhur të fundit në paqe dhe të fundit do e lëmë. Amerika i prinë këtij rresht; e ne jemi krenar që jemi përkrah tyre. Sot janë gëzuar edhe varret. Edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës janë gëzuar sot por edhe ushtarët e Adem Jasharit. Kurrë ushtria e Kosovës nuk ka me u kthyer kundër popullit saj e as ndaj serbëve qe janë në veri. I ftojmë ushtritë e rajonit për paqe, edhe atë të Serbisë. Zoti e bekoftë ushtrinë e Kosovës”, tha Haradinaj.

Të ngjashme