Haradinaj nderoi 116 martirët e masakrës së Studimes në Vushtrri

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 13:49 | Nga

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mori pjesë në Akademinë Përkujtimore të organizuar në 19-vjetorin e masakrës në fshatin Studime të Komunës së Vushtrrisë.

“Sot kujtojmë e nderojmë 116 martirët e masakrës së Studimes. Historia e dhembjes dhe sakrificës shqiptare nuk mund të tjetërsohet e as relativizohet. Dëshmi e betim për të drejtën tonë janë tokat e mbjellura me varre gjithandej vendit. Kosova për paqe ka dhënë më të shtrenjtën, jetën e mijëra njerëzve, dhe nuk ka çfarë të jap më.

Plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet.

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme