Haradinaj nderon dëshmorët Agim e Milazim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në 21 vjetorin e rënies së  dëshmorëve Agim e Milazim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj, ka bërë homazhe tek lapidari dhe varret e dëshmorëve në Raushiq të Pejës.

Ai tha se ndriçuesi më i mirë i rrugës së shtetit është shembulli i të gjithë atyre që ranë për lirinë.

“Në nderim të dëshmorëve Agim e Milazim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj, sot në 21-vjetorin e rënies së tyre kam bërë homazhe te lapidari dhe varret e dëshmorëve në Raushiq të Pejës”.

“Bijtë më të mirë të kësaj toke, vlerat e lirisë dhe atdheut i vendosen mbi çdo gjë tjetër në jetë. Ndriçuesi më i mirë i rrugës sonë është shembulli i të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës”.

“Ne do të rrugëtojmë drejt përmbushjes së porosisë së tyre, detyrës sonë, për përmbylljen e plotë të shtetësisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme