Haradinaj nderon dëshmorët e Brigadës 121 në 22-vjetorin e rënies së tyre

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë 22 vite nga rënia e dëshmorëve të Brigadës 121 të Zonës Operative së Pashtrikut, komandantit Ismet Jashari si dhe bashkëluftëtarve të tij.

Me këtë rast kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar lartë sakrificën e dëshmorëve Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj e Zenun Mataj.

“Në njëzetedy vjetorin e rënies së bashkëluftëtareve Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj e Zenun Mataj, kujtojmë sakrificën e tyre për liri.  Nderojmë përjetë, të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, veçanërisht komandantin Ismet Jashari – Kumanova. Ai mbeti shembull i luftëtarit shqiptar, prijësit, strategut e guximtarit të pashoq”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në njëzetedy vjetorin e rënies së bashkëluftëtarëve Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj e Zenun Mataj,…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Dienstag, 25. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme