Haradinaj nderon me medalje arkitektin e Spitalit të parë Ushtarak

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka nderuar me medalje arkitektin e Spitalit të parë Ushtarak të Zonës Operative të Dukagjinit, Beqir Berisha.

“Sot u bashkuam në Bjeshkën e Lumbardhit te Beqir Berisha. Ai ishte arkitekt i Spitalit të parë Ushtarak të Zonës Operative të Dukagjinit”, shkruan Haradinaj në Facebook.

“I dedikova medaljen, “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, me motivacion për kontribut në çështje kombëtare”.

Të ngjashme