Haradinaj në familjen Veseli: Baca Fazli la trashëgimi të madhe mbrapa, fëmijë të brumosur me atdhedashuri

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e ndarjes nga jeta të babit, Fazli Veseli.

Haradinaj me këtë rast ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në çështjen kombëtare.

“Fazli Veseli shkoi në botën e përtejme, me një trashëgimi të madhe që e la pas, fëmijët e edukuar e brumosur me atdhedashuri. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”. Sot, ndamë dhembjen me familjen Veseli, miqtë e bashkëluftëtarët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.


Të ngjashme