Haradinaj në Orllat: Mos të lejojmë askënd të nëpërkëmbë sakrificën tonë për liri

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ishte prezent në Orllat ku u bë zbulimi i Pllakës Përkujtimore të heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.

Ai tha se Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, do të mbijetojnë shekujt.

“Nderime në 22 vjetorin e përjetësimit, në Kompleksin Memorial në Marinë dhe zbulimi i Pllakës Përkujtimore te vendi i rënies së tyre në Orllat”. 

Haradinaj aty mbajti një fjalim para të pranishmëve ku tha se nuk e ka të lehtë edhe të flasë por që ka dëgjuar shumë fjalë të vlefshme për Rasim Kiçinën, si luftëtar, si komandant e si eprorë.

“E di rrugën e jetës së tij, ai u flijua pak ditë para lirisë dhe kjo është një dëshmi se çdo minutë dhe çdo ditë e luftës ishte me dhimbje, ishte me flijime, ishte me gjak, me njerëz tonë edhe ne duhet të bëjmë kujdes ta ruajmë lirinë tonë, ta forcojmë lirinë tonë dhe mos të lejojmë asnjëherë askënd ta mohojë apo ta nëpërkëmbë një sakrificë kaq të madhe dhe një luftë kaq të madhe të popullit tonë. Lavdi të rënëve për liri”, tha Haradinaj gjatë fjalimit të tij pranë Pllakës Përkujtimore të dy heronjve në Orllat. 

Të ngjashme